Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbia: Anglia po armatos Kosovën, nuk i ndalojmë fluturimet me Rusinë!

15:30 / April 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbia 1 640x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i brendshëm serb, Alexander Vulin është ankuar se furnizimi me armë i Kosovës sipas tij nga Britania e Madhe, përbën një hap jo miqësor kundrejt Serbisë. Përpara kësaj deklarate, Vecernje Novo-sti kishte raportuar se Anglia ka dërguar në Prishtinë sisteme Javellin e raketa anti-tank NLAW.

Sipas saj, ishin transferuar 50 njësi e priten edhe 20 të tjera. Mediat serbe thonë se presidenti Aleksandar Vuçiç do t’i kërkojë llogari Boris Johnsonit për këtë, por diçka e tillë nuk ka ndodhur ende. Raportime të tilla nuk janë konfirmuar nga autoritetet britanike e ato kosovare. Më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se armatosja e Serbisë nga Kina, por dhe Rusia në dekadën e fundit, tregon se Beogradi nuk është “i interesuar për stabilitet dhe paqe” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Armatimi i Serbisë nuk po ndodh vetëm tani. Tani ka marr përmasa edhe shqetësuese, por siç e dini, në raport me Rusinë dhe Kinën, ata janë duke e rritur armatimin e tyre, minimum në dhjetë vjetët e fundit dhe kjo tregon që Serbia nuk është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë, por tregon se akoma dëshiron të shkaktojë destabilitet, edhe e ndikuar nga Rusia, satelit i së cilës Serbia është”, tha Osmani. Agjencia ruse e lajmeve TASS, raporton sakaq se Serbia do të vazhdojë ta mbajë të hapur zonën e shërbimit ajror me Rusinë.

Duke cituar Vuçiç, TASS shkruan se “Serbia ruan shërbimin ajror me Rusinë, pavarësisht kërcënimit të rremë me bombë që vjen nga Ukraina çdo ditë. “Ne vazhdojmë fluturimet sepse duam të tregojmë se jemi një vend i lirë dhe i marrim vetë vendimet tona”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 2026

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.