Para se Abramovich të blinte këtë rezidencë madhështore në Chateau de la Croe, kjo ndërtesë ngjan shumë pak me atë që është shndërruar tani. Megjithatë, tashmë ajo i përket qeverisë franceze, e cila ia konfiskoi këtë pronë miliarderit si një formë ndëshkimi për lidhjet e forta me Putinin dhe Kremlinin.
Pas një zjarri që përfshiu zonën në vitin 1970 dhe e ktheu vilën dikur madhështore të Rivierës në një “guaskë të djegur, ajo u la thuajse për 3 dekada në harrsë dhe e braktisur. Pemët, bimësia rreth saj dhe çdo gjë tjetër ishin shkrumbuar nga flakët dhe lëndinat e dikurshme të kështjellës ishin tharë dhe mbingarkuar.
Por, edhe pse manjati rus shpenzoi plot 165 milionë dollarë për ta rehabilituar vilën dhe rrethinat e saj duke e veshur me luks dhe duke i rikthyer madhështinë, tashmë, ai, familja dhe miqtë e tij nuk mund ta gëzojnë më atë. Kjo pasi ish-bossit të Chelsea-t i janë ngrirë asetet dhe e ka të ndaluar të udhëtojë në Bashkimin Europian pasi konsiderohet si mbështetës i Kremlinit.


