Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Goditje e papritur për Mesin, PSG ka vendosur ta lërë të vetëm

22:10 / April 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Messi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sezoni i parë i Lionel Mesit te PSG nuk ishte ai që ëndërronte sulmuesi argjentinas, i cili është shfaqur shumë larg formës së zakonshme, i shoqëruar nga dëmtime të vazhdueshme. Por duket se sezoni i tij i dytë mund të jetë pak më i vështirë, pasi ai pritet të mbetet i vetëm, pa asnjë prej miqve të tij rreth e rrotull.

Klubi ka vendosur të bëjë një spastrim në verë, duke larguar shumë lojtarë dhe në këtë revolucion përfshihen emrat e atyre që mendohet se janë personat të cilët i qëndrojnë më afër “Pleshtit”, më saktësisht lojtarët e tjerë argjentinas të ekipit. Sipas “L’Equipe”, pas kësaj vere, pritet që ai të jetë argjentinasi i vetëm që mbetet pjesë e parisienëve.

Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Mauro Ikardi pritet të lihen të lirë ose të shiten me një kosto shumë të ulët këtë verë. Klubi kërkon të sjellë lojtarë që mund të ndihmojnë më shumë në fushën e lojës se jashtë saj për të synuar Ligën e Kampioneve dhe të tre këta futbollistë nuk kanë pasur një kontribut të rëndësishëm në sezonin e fundit.

Për më tepër, Paredes e quajnë  ”qeni roje” i Mesit edhe brenda dhomave të zhveshjeve të klubit, dhe largimi i tij do të ishte ndoshta goditja më e rëndë për “Pleshtin” i cili e ka pasur të vështirë të ambientohet në grupin e skuadrës parisienë, ku futbollistët gjithmonë kanë qenë të ndarë në grupime të vogla.

goditje Messi PSG
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Publikohet videoklipi i Shakiras për himnin e Kupës së Botës të këtij viti: “Dai Dai” me Messin dhe Mbappen

17:00 / May 24, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.