Presidenti i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Emannuel Macron, mbajti fjalimin e tij të fitores në podiumin e Kullës “Eiffel”.
Macron mbërriti i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte, nën tingujt e himnit evropian (Beethoven’s Ode to Joy).
Fillimisht ndaloi dhe përshëndeti mbështetësit, duke u shtrënguar duart.
Në fjalën e tij, Macron falenderoi popullin francez dhe ata që e mbështetën.
“Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua”, tha ai dhe shtoi: “Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por President i të gjithëve“.
“Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se, përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresojë shqetësimet e tyre”, tha Macron.