Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria dhe Franca organizojnë një takim në Këshillin e Sigurimit lidhur me krimet në Ukrainë

10:08 / April 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oltaxhacka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë, Shqipëria dhe Franca të cilat janë dy shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit, do të organizojnë në bashkëpunim me Ukrainën një takim në formatin Arria me temën: “Të sigurojmë llogaridhënien për krimet e tmerrshme të kryera në Ukrainë”.

Ky aktivitet është bashkësponsorizuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit: SHBA, MB, Irlanda, Norvegji si dhe nga Australia, Belgjika, Kolombia, Krocia, Cekia, Danimarka, Gjermania, Islanda, Italia, Japonia, Letonia, Lihtejshtejni, Luksemburgu, Ishujt Marshall, shtetet Federale të Mikronezisë, Mali i Zi, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovakia, Suedia dhe Bashkimi Evropian.

Shqipëria do të përfaqësohet nga MEPJ, Olta Xhaçka, e cila do të drejtojë takimin që parashikohet se do të zgjasë mbi 3 orë.
 
Në takim pritet të raportojnë: Znj. Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së; Z. Karim A.A.Khan, Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC); Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Zj.Iryna Venediktova. Po ashtu, nga shoqëria civile do të marrin pjesë Znj. Amaal Clooney përfaqësuese e Fondacionit Clooney për Drejtësi; Zj. Ida Sawyer, Drejtuese e  Human Rights Watch.
 
Takimi do të ketë në fokus diskutimet mbi llogaridhënien dhe rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera në Ukrainë pas agresionit të Rusisë, si dhe mobilizimin e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar mekanizmat ligjorë ndërkomnbëtare, si Gjykata Ndërkombëtare Penale apo gjykatat e vendeve të veçantë për të përdorur juridiksionin universal për të mos lejuar pandëshkueshmërinë dhe për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për krimet ndaj njerëzimit të kryera në Ukrainë. Ky takim vjen një muaj pas themelimit në OKB, në Nju dhe në Gjenevë, të Grupit të Miqve për Llogaridhënie pas agresionit rus, e ku Shqipëria është bashkëkryetare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.