Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi se duke filluar nga 1 maji, nuk do të ekzistojnë më sportelet fizike pasi çdo shërbim publik do të ofrohet online. Sipas Ramës, kjo është një epokë e re dhe një stacion historik i Revolucionit Digjital.
“Në 1 MAJ nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale. Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit”, ka shkruar Rama.
