Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pamjet tronditëse/ Uzina Azovstal, pika e fundit e qëndresës ukrainase në Mariupol

16:45 / April 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i qytetit të Mariupolit, ka publikuar pamje të tmerrshme nga brenda fabrikës së çelikut Azovstal ku janë të bllokuar prej disa ditësh civilë, të mitur dhe ushtarë të cilët janë forca e vetme mbrojtëse e qytetit.

Imazhet tregojnë situatën e dëshpëruar të civilëve dhe ushtarëve të plagosur ukrainas të strehuar brenda tuneleve dhe bunkerëve të kompleksit të madh industrial. Fabrika prej katër kilometrash katrorë është bërë vendi i qëndrimit të fundit të mbrojtësve ukrainas të qytetit, ndërsa ata vazhdojnë heroikisht të zmbrapsin sulmet ruse. Kapja e Mariupolit do t’i lejonte rusët të krijonin një korridor tokësor midis rajoneve të Donbasit që ai kontrollon dhe Krimesë, si dhe do të siguronte akses në Detin Azov.

Sipas këshillit të qytetit të Mariupolit, ka të paktën 2,000 civilë të strehuar në uzinë, së bashku me marinsat e plagosur dhe mjekët.

“Kështu duket spitali në një nga strehimoret e Azovstal. Foto të tmerrshme, por bota duhet të dijë se çfarë po ndodh. Ata janë nën zjarr 24 orë në ditë nga ushtria ruse, në vazhdimësi. Dhe nuk është vetëm personeli ushtarak në uzinë. Shumica e njerëzve janë civilë.

Ka të paktën 2000 civilë në fabrikën Azovstal, gra, fëmijë dhe të moshuar. Ka shumë të plagosur, në kushte josanitare dhe të tmerrshme, pa mjekim. Mungesa e ujit të pijshëm dhe ushqimit është katastrofike. Njerëzit duhet të shpëtohen menjëherë”, deklaroi këshilli i qytetit, raportuan mediat britanike.

Mariupoli i është nënshtruar një rrethimi dhe bombardimi brutal nga forcat ruse, të cilat rrethuan qytetin në fillim të marsit.

Kryqi i Kuq e përshkroi situatën atje si apokaliptike dhe autoritetet ukrainase kanë akuzuar Moskën se ka krijuar qëllimisht një krizë të madhe humanitare në qytet.

4 8 600x341 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.