Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Autoriteti i Konkurrencës nis një hetim për koncesionarin e pompave të karburantit

08:35 / April 28, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nafte karburatn 954
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj NOA CONTROL, kompanisë koncesionare që ka përfituar monopolin e ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Shkak për nisjen e procedurës së hetimit është bërë një ankesë e paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, nga ndërmarrjet Alcert shpk, Ecit shpk, Swiss Approval Albania shpk, ST2 shpk dhe M.F.M shpk, lidhur me pasojat në treg të krijimit të pozitës dominuese të shoqërisë NOA CONTROL.

Në thelb, ankesa e shoqërive të mësipërme lidhet me faktin se NOA Control po përdor të drejtat ekskluzive që ka përfituar nga kontrata koncesionare edhe për shërbime të tjera të lidhura, të cilat ligjërisht mund të ofrohen edhe nga kompani të tjera.

Nëpërmjet kontratës koncesionare të miratuar në vitin 2019, ndërmarrjes NOA CONTROL i është dhënë e drejta ekskluzive të kryejë shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për një afat 20 vjeçar.

Sipas kontratës së koncesionit, tarifat e shërbimit për çdo verifikim të çdo instrumenti matës të shpërndarjes së karburantit ose GLN do të përcaktohen sipas Udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 2, datë 08.02.2013, “Për tarifat dhe pagesat e shërbimeve të drejtorisë së përgjithshme të metrologjisë”.

Frekuenca e verifikimit të rregullt të instrumenteve matës do të jetë jo më pak se dy herë në vit për çdo subjekt, por, sipas kontratës, palët mund të bien dakord për rritjen e frekuencës së verifikimit të rregullt të instrumenteve matës, për një periudhë tranzitore, në rast se gjatë kryerjes së verifikimeve në terren rezultojnë se mbi 5% e totalit të instrumenteve matës të verifikuara rezultojnë me problem ose në rastin kkur bazat e të dhënave të dorëzuara nga Autoriteti Kontraktues përmbajnë pasaktësi ose janë të paplota.

Në vitin 2019, Komisioni i Konkurrencës i pati rekomanduar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë rishikimin e pikës së mësipërme, por në kontratën e miratuar ky rekomandim nuk është reflektuar.

Krahas shërbimit monopol të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN, si Organ i Miratuar nga MIE, NOA CONTROL ofron edhe shërbime të tjera për subjektet e shitjes me pakicë të karburanteve dhe gazit të lëngshëm, ndër të cilat: inspektimin e depozitave të naftës e GLN-së; certifikimin e punonjësve që përdorin pajisje nën presion, ku përfshihen edhe punonjësit që përdorin pompat e GLN-së; si dhe lëshimin e vërtetimeve teknike për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportit, tregtimit të gazit, naftës dhe nënprodukteve të tyre.

Shërbimet e mësipërme ofrohen gjithashtu edhe nga subjekte të tjera të licencuara, shumica e të cilave kanë paraqitur ankesë pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Edhe sipas vlerësimit të kryer nga Autoriteti i Konkurrencës në vitin 2019, vihet re se të drejtat që i jepen Koncesionarit nëpërmjet nenit 14 të kontratës i krijojnë atij mundësinë për të abuzuar me pozitën dominuese që ajo ka fituar.

Ky institucion vlerësonte se fuqia që i jepet Koncesionarit NOA CONTROL në tregun e ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, e vendos atë në pozita më të favorshme kundrejt ofruesve konkurrentë të shërbimeve të tjera që ajo ofron ndaj subjekteve të tregtimit të karburanteve, siç janë: shërbimi i inspektimit të depozitave të GLN-së, lëshimit të Vërtetimit Teknik dhe çertifikimit të punonjësve që përdorin pajisje nën presion.

Në këto kushte, ofruesit e tjerë të këtyre shërbimeve pretendojnë se janë në pozita inferiore dhe krejtësisht të pafavorshme konkurrence, për shkak të pozitës dominuese të NOA CONTROL në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, të cilat i shërbejnë për të zgjeruar pozitën e saj dominuese në të gjithë gamën emundshme të shërbimeve inspektuese që ajo ofron ndaj subjekteve të tregtimit të karburanteve.

Sipas pretendimit të shoqërive ankuese, kompanisë NOA CONTROL i është lënë gjithë hapësira e mundshme për të shfrytëzuar apo abuzuar me pozitën e saj dominuese në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, duke iu imponuar direkt apo indirekt subjekteve të tregtimit të karburanteve edhe në kryerjen e shërbimeve të tjera si paketë, përfshirë ato të inspektimit të depozitave të GLN-së, lëshimit të Vërtetimit Teknik dhe çertifikimit të punonjësve që përdorin pajisje nën presion.

Komisioni i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se kjo sjellje e ndërmarrjes koncesionare NOA CONTROL mund të përbëjë një abuzim me pozitën dominuese që zotëron ky koncesionar në ofrimin e shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm, me pasojë kufizimin e konkurrencës në tregjet e lidhura si ato të shërbimit të inspektimit të depozitave të

GLN-së dhe karburanteve, lëshimit të Vërtetimit Teknik dhe çertifikimit të punonjësve që përdorin pajisje nën presion, duke krijuar dyshimin e arsyeshëm se mund të jemi para shkeljes së ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Për këtë arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes NOA CONTROL për periudhën kohore nga 1 Janar 2019 deri në 31 Janar 2022.

Raporti i hetimit paraprak pritet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës brenda datës 15 maj./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.