Makina e efektivit të policisë së Shkodrës, Dritan Turhanit është djegur mbrëmjen e djeshme. Ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale.
Oficeri e kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij në lagjën Perash të qytetit të Shkodrës. Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes.
Në vendngjarje janë gjetur mbetje të lëndës djegëse çka krijon dyshime së zjarri në makinën e efektivit ishte i qëllimshëm. Turhani është shprehur se nuk ka pasur konflikte dhe se shkak të zjarrit mund të ketë vetëm puna e tij, pasi kohët e fundit ka qënë pas ndjekjes së personave të shpallur në kërkim si dhe në kontrolle të territorit për kultivimin e lëndëve narkotike.
