Si ç’bën me dije Agjencia Franceze e lajmeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ai rus, Vladimir Putin janë ftuar të marrin pjesë në Samitin e G20-ës që do të mbahet në Bali të Indonezisë nëntorin e ardhshëm.
Paraprakisht flitej që Rusia të mos thirrej për shkak të ngjarjeve në Ukrainë dhe u mendua të mbahej një takim mes 19 vendeve. Mirëpo, Indonezia, që është dhe vendi pritës, këmbënguli që të mos mbahet një samit i G-19, por të ftohen të gjitha vendet.
Kremlini tha se Rusia po përgatitet për samitin e G20 të këtij viti në Indonezi, por ende nuk ka vendosur nëse Presidenti Vladimir Putin do të marrë pjesë personalisht apo virtualisht.
