Emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës janë kryefjala e momentit në çdo media.
Megjithatë, disa kandidatë janë edhe fëmijët e personave të njohur të politikës, që me sa duket po trashëgojnë profesionin e prindërve.
Bëhet fjalë për djalin e ish-ministrit të ndjerë, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi dhe Andi Mustafaj, djali i ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj.
Gjithashtu, edhe pse e njohur tashmë në politikë përmes figurës së saj, një kandidate që vjenë ga familje politikanësh, është Rudina Hajdari, e bija e liderit të demokracisë, Azem Hajdarit. Sakaq, Klevis Balliu, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike, por që njihet edhe si djali i gazetarit të njohur, Fahri Balliu.
Kujtojmë që Kuvendi Kombëtar do të nisë në orën 10:00, ku pritet të ketë fjalime nga pjesëtarë të rëndësishëm të PD-së. Në orën 14:00 do të nisë votimi për Kandidatët e Këshillit Kombëtar dhe votimi do të vazhdojë deri në votuesin e fundit.
