Sali Berisha i dërgoi ftesë, për të qenë të pranishëm në Kuvend sot, të gjithë deputetëve të PD, por duket se këtë ftesë e kanë refuzuar deputetët që qëndrojnë me linjën zyrtare të Partisë Demokratike.
Teksa pritet që punimet e Kuvendit të nisin për pak minuta, para Pallatit të Kongreseve janë mbledhur deputetët demokratë, mbështetës të Rithemelimit.
Ajo që bie në sy është mungesa e Gazment Bardhit, Ervin Salianjit, Enkelejd Alibeajt, Grida Dumës, Agron Gjekmarkaj etj..
