Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këlliçi: Kjo është opozita e re që konfirmohet sot në këtë sallë. Jemi sërish bashkë me dorën shtrirë për çdo demokrat 

11:17 / April 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
805F6233 2100 4B6B 98F5 911D7B308DE2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur Kuvendi Kombëtar i PD, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Deputeti Belind Kelliçi ka hapur punimet e Kuvendit me fjalën e tij. Ai theksoi se “i vetmi ndryshim që kemi në dore e do e bëjmë është ai që vjen përmes ndryshimit tonë”.

Fjala e Belind Këlliçit: Ky Kuvend i ka shanset të kthehet në historik se nëse sot Shqipëria lëngon, atdheu qeveriset keq, sundohet nga një klikë me në krye Ramën që merr gjithnjë e më shumë pushtet, kjo ka ndodhur padyshim dhe për fajin tonë. Ne duhet të mbajmë përgjegjësitë që na takojnë pse e lejuam këtë realitet të ndodhë.

Ky realitet i narkoshtetit, nuk do kishte ndodhur nëse përballë do kishte një opozitë të fortë të lirë të pa kapur, me një opozitë të tillë të vërtetë që nuk luhatet sipas interesave Rama s’do kishte pasur asnjë shans.

Gjendja e padurueshme do ndryshoje. Rruga e ndryshimit nuk kalon nga qeveria, ata janë të provuar që janë e njëjta bandë që fusin duart në votën e qytetarëve, i vetmi ndryshim që kemi në dore e do e bëjmë është ai që vjen përmes ndryshimit tonë.

Ne s’do jemi kurrë një opozitë fasadë. Kjo rrugë nesër do e ndryshojë një herë e mirë Shqipërinë.

Ky moment është sot pikërisht në këtë Kuvend ku shumica e demokratëve ka marrë vendimin për tu përballur me keqqeverisjen.

Pas përplasjeve jemi sërish bashkë me dorën shtrirë për çdo demokrat për secilin që do një Shqipëri tjetër.

Ky është vendimi i madh i këtij Kuvendi, kjo është opozita e re që konfirmohet sot në këtë sallë.

Në këtë sallë me 1958 karrige të mos ulen më kurrë 5004 delegatë, duhet të vendosim sot votën e lirë si modelin e vetëm për të ndërtuar strukturat e partisë sonë”.

Janë 1100 delegatë me të drejtë vote që janë të pranishëm në kuvendin kombëtar
të Partisë Demokratike, kurse 150 anetare të Këshillit Kombëtar do të zgjidhen sot.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.