Nëpërmjet një videomesazhi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin për këtë e ka publikuar edhe vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtëpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
