Para pak minutash, presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i’u drejtua Parlamentit shqiptar këtë të martë me anë të video-mesazhi drejtpërsëdrejti nga Ukraina.
Fillimisht ai uroi shqiptarët për Fitër Bajramin, ndërsa nënvizoi mizoritë që po bëhen në Ukrainë, ku sipas tij, disa qytete të tëra po shkatërrohen nga bombardimet dhe se civilë të pafajshëm po vdesin.
Po ashtu, Zelenskyy përsëriti kërkesën e tij të bërë ndaj shumë vendeve të tjera europiane për të marrë masa kundër Rusisë. Ai theksoi që të kufizohet tregtia me Rusinë si dhe të mbyllen portat për anijet dhe turistët rusë.
Kurrë nuk mund ta dini tha ai, nëse ata që vijnë mund të jenë ata që kanë kryer masakrën në Bucha apo mizori të tjera në Ukrainë.
Ndërsa falënderoi vendin për mbështetjen, presidenti i Ukrainës kujtoi që ka vende të mëdha që po bëjnë një impakt të vogël, por ka dhe “vende të vogla në hartë me një zemër të madhe.”
“Ne nuk devijojmë nga kjo luftë. Së bashku jemi të përkushtuar për nje Evropë të bashkuar. Vota juaj do të jetë e dëgjueshme në mbështetjen tonë. Të gjithë në botë po tregojnë karakterine tyre. Dikush mund të jetë i vogël në hartë por ka një zemër më të madhe. Faleminderit Shqipëri, ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Lavdi Ukraina.”
