Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeministri italian: Hapni negociatat me Tiranën dhe Shkupin

20:56 / May 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
italy premier mario draghi tests positive for covid 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri italian Mario Draghi tha të martën se BE-ja duhet të dalë më e fortë nga sfidat historike të paraqituara nga lufta në Ukrainë dhe mos ta shohë zgjerimin si rrezik.

Ai shprehu mbështetjen e Italisë për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe për negociatat e përforcuara me Kosovën dhe Bosnjën.

“Ky nuk është një kërcënim për projektin evropian, por pjesë e zbatimit të tij. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne duam po ashtu të nxisim negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi dhe duam të mbështesim pritshmërisë e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës”, tha Draghi.

Konflikti në Ukrainë i tha ai Parlamentit Evropian në Strasburg, ështe “një krizë sigurie, humanitare, energjetike dhe ekonomike e gjitha në një” që ka zbuluar se institucionet ekzistuese të BE ishin “të papërshtatshme” në përgjigjen e tyre.

Draghi, një ish-president i Bankës Qendrore Evropiane, i njohur për shpëtimin e euros nga kolapsi një dekadë më parë, tha se zgjerimi i BE-së drejt lindjes ishte kyç, duke përfshirë edhe anëtarësimin e Ukrainës.

“Ne duhet të integrojmë plotësisht vendet që kanë aspirata evropiane,” tha ai.

Disa ditë pasi Rusia e pushtoi në shkurt, Ukraina kërkoi me ngulm për hyrje të shpejtë në BE. Brukseli u përgjigj duke thënë se procesi ishte rigoroz, kompleks dhe zgjati vite, por i ofroi Kievit një fazë vlerësimi paraprak të përshpejtuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.