Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kryebashkiaku i Bulqizës: Do ta apelojmë vendimin e FSHF-së, nuk ka pasur trukim të ndeshjes

21:03 / May 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lefter Alla 1024x602 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së e ndëshkoi ekipin e Bulqizës për të mos luajtur 5 vjet futboll, duke e akuzuar për trukimin e ndeshjes së fundit, duke e humbur atë me rezultatin tenistik 15-0.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla thotë në reagimin e tij se do ta apelojë vendimin e FSHF-së dhe shprehet se drejtuesit e klubit nuk e kanë trukuar ndeshjen për të cilën ata akuzohen.

Reagimi i Lefter Allës:

Ndoqëm me shqetësim vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit për përjashtimin për 5 (pesë) sezone të njëpasnjëshme të Ekipit të Futbollit KF Bulqiza.

Që në krye të herës, dëshiroj të theksoj se unë dhe institucioni që drejtoj, Bashkia Bulqizë, distancohemi nga veprimet apo mosveprimet e individëve që akuzohen për një shkelje të tillë.

Personalisht, nga viti 2019 kur u zgjodha në krye të Bashkisë Bulqizë, kam mbështetur me të gjitha mënyrat ringritjen e KF Bulqiza, i cili falë gjithë këtij angazhimi arriti të ngrihet nga kategoria e tretë në të dytën. Riaktivizimi i KF Bulqiza ishte një lajm i mirë për të gjithë sportdashësit bulqizakë, shumë prej të cilëve e kanë shoqëruar ekipin e tyre të zemrës edhe në ndeshje të zhvilluara në qytete të tjera.

Nga komunikimet që kemi pasur deri më tani me drejtuesit e KF Bulqiza, konkretisht administratorin dhe trajnerin e ekipit, ata refuzojnë të jenë përfshirë në një aferë të tillë, të ulët për çdo profesionist dhe sportdashës, teksa e justifikojnë rezultatin e ndeshjes në fjalë me mungesën e lojtarëve kryesorë të ekipit, të cilët ishin të dëmtuar dhe kishin problem shëndetësore.

Në këto kushte, Bashkia Bulqizë do ta apelojë vendimin e FSHF, për t’i kërkuar organeve të drejtësisë një hetim më të zgjeruar mbi çështjen, me prova që argumentojnë këtë vendim.

Nëse pas këtij hetimi do të rezultojë se vendimi i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHH është i drejtë, atëherë Bashkia Bulqizë do të marrë masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në këtë akt të ulët, që përbën një sjellje të pahijshme dhe fyese ndaj çdo sportdashësi bulqizak, qofshin këta drejtues apo lojtarë të ekipit.

apelojme Lefter Alla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.