Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Presidencën e synonte edhe Fatos Nano”- Bamir Topi zbulon bisedën e fshehtë me Berishën

22:46 / May 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nano berisha topi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Bamir Topi ka kujtuar natën e 20 korrikut të vitit 2007, kur ai u zgjodh në krye të Shtetit. Topi zbuloi bisedën konfidenciale me Sali Berishën në janar të 2007, i cili i kishte thënë se nuk kishte asnjë kandidaturë tjetër me të denjë për në krye të shtetit.

Pa harruar tensionin e asaj periudhe, ku edhe Fatos Nano aspironte të behej president, Topi thotë se maxhoranca e asaj kohe e donte që të ishte në krye të presidencës, pasi po i rrezikohej mandati qeverisës.

“Nata e 20 korrikut. Bëhet fjalë për 15 vite më parë, ngjarjet kulmore krijojnë dominant. Mbaj mend tensionin, pritshmëria që njeriu ka, duke vlerësuar që nuk ishte vetëm halli im, pro edhe maxhorancës. Shikoja një tension që i kishte përfshirë të gjithë. S’kishte rrugë tjetër veç zgjedhjeve të parakohshme. Duhej një president mbi palët, për t’i bërë presion maxhorancës për të mos aluduar për pushtete të rëndësishme. Në rast se krijon probleme të forta, presidenti mund të ushtrojë presion që maxhoranca e ka të vështirë të tërhiqet. Ky presion nuk ekziston më. Gjithçka duhet analizuar në kontekstin e konjuktuar të kohës. Zoti Nano aspironte të bëhej president. Di që zoti Nano e shprehu publikisht ëndrrën e tij presidenciale.

Ai iu drejtuar selisë së PS-së, kur i kërkoi Ramës kandidimin e tij. Problemi ishte nëse PS do t’i jepte mbështetje. Do kaloj në retrospektivë, isha kryetar i grupit parlamentar, s’isha në ëndërr. Ishte vetë Berisha, në një mbrëmje të janarit të vitit 2007 në një bisedë konfidenciale, hapi bisedën e nevojës për një president të sigurt, se ndryshe do rrezikohej mandati qeverisës. Ai tha duke parë mënyrën e funksionimit në parlament, tha se askush më shumë se ti s’mund ta realizojë atë numër”, tha Bamir Topi në emisionin Top Story.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.