Ka filluar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila shënon zyrtarisht nisjen e procesit mbi zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Ndërsa prezente do të jenë edhe kamerat, pas kërkesës së bërë nga demokrati Enkelejd Alibeaj.
“Faleminderit që kjo mbledhje ndryshe nga tradita të transmetohet live. Unë besoj se di ka të gjitha parametrat që një mbledhje e tillë t’i përcillet publikut drejtpërdrejt”, tha Alibeaj.
Kujtojmë se Partia Socialiste ka zgjedhur datën 10 maj për raundin e parë.
Ndërkohë, palët e përfshira kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në dy raundet e fundit.
