Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve/ Ministrja Spiropali: Si procesi, si Presidenti ri duhet të jenë të panjollë! Nga opozita duam emra konkretë

14:44 / May 4, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 05 04 at 2.42.19 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në cilësinë e një prej përfaqësueseve të mazhorancës në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, ka kërkuar nga opozita që të dalin me emra konkretë dhe jo të bëjnë diskutime për procedura.

Gjatë Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar këtë të mërkurë, Spiropali u shpreh se si procesi për zgjedhjen e Presidentit, ashtu edhe Kreu i ri i Shtetit, duhet të jenë të panjollë.

Ministrja Spiropali i është përgjigjur deputetes Grida Duma e cila solli në vëmendje procesin e konsultimeve të Partisë Socialiste për emrin e Presidentit të ri. Ministrja Spiropali tha se nuk është e udhës që një proces konsultimi që zhvillon mazhoranca, të përmendet në Konferencën e Kryetarëve.

Spiropali: Të nderuar kolegë, padiskutim për ne ky është një proces i rëndësishëm. Një nga më të rëndësishmit që një shumicë që është e përgjegjshme, kryen në Kuvendin e Shqipërisë. Në të gjitha fazat e diskutimeve, ne e kemi bërë të qartë për kolegët dhe publikun, që nuk dëshirojmë të zgjedhim një President të partisë, por dëshirojmë të zgjedhim një President të Republikës. E kemi patur për President një figurë që nuk na nderon, që në ka përfaqësuar unitetin e popullit, por ka qenë një shëmbëlltyrë e shëmtuar e politikës opozitare jo të denjë të një kohe tjetër. Sot kemi rënë dakord për të zhvilluar Konferencën e Kryetarëve pikërisht për të nisur procesin Kushtetues të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kemi shprehur që kemi gatishmërinë, siç tha dhe kryetari i grupit por edhe në një takim, por edhe më herët me një takim që patëm me zotin Mediu dhe zotin Duka, ku data e Konferencës së Kryetarëve u shty nga data 29 prill në 4 maj. Procedurat për ne duhet të jenë të dakordësuara dhe të jenë kuptimplota. Për ne ka shumë rëndësi që si emri i Presidentit të Republikës, ashtu edhe procesi të jenë të panjollë. Të dyja këto shkojnë bashkë dhe për ne janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Nuk e shoh të udhës që këtu të diskutohet një proces i brendshëm i PS-së dhe shumicës, siç është procesi i konsultimeve, qoftë me deputetët e PS-së apo me shoqërinë civile. Kemi pasur disa takime në procesin tonë të brendshëm. Ju ftojmë patjetër që nëse këto takime t’i bëjmë edhe sëbashku. Nuk besoj se keni pasur ndonjë pengesë si grup parlamentar që të zhvilloni gjithë proceset konsultative pa nisur faza formale apo Kushtetuese e Presidentit të Republikës. Kur të ulemi në atë tryezë, në tryezën që ne shpresojmë të ulemi pavarësisht nëse vijnë krerët e grupeve parlamentare. Në atë tryezë mund të vijmë me profile, ose me emra njerëzish që kemi dalë nga procesi konsultativ. Këtë nuk mund ta vendos një njeri, nuk mund ta vendos një grup me 3 njerëz. Kemi gjykuar që në këtë vazo, të kemi sa më shumë kontribute cilësore. Si grupi i PS-së, si shoqëria civile dhe si shoqëria në tërësi, jam e sigurt që kanë nevojë të shohin aty një figurë dinjitoze, e kanë treguar që e kanë pasur të rëndësishëm një konsultim. Ne e kemi zhvilluar këtë proces të brendshëm, në raport me ju me konsultimet, do respektojmë si traditën parlamentare, ashtu dhe Kushtetuese. Në konsultimet e rradhës presim të marrim nga ju emra, dhe jo vetëm diskutime për procedura, që me thënë të drejtën mund t’i keni shtyrë për arsyet tuaja të brendshme. Uroj që nga i tërë ky proces, si në datë 10, si në 16 të vijmë me emra që janë konsensual. Meqë data 24 maj është afati i fundit kushtetues për nisjen e procesit, data 16 maj është e arsyeshme dhe është në anën e fundit të afateve që kemi në dispozicion.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u shty më datë 10 maj, një kërkesë e bërë nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare të opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Fatmir Mediu.

Vendimi për shtyrjen e datës për Konferencën e Kryetarëve gjeti dhe dakordësinë e mazhorancës. Për zhvillimin e raundit të parë të zgjedhjes së Presidentit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla propozoi datën 16 maj, e cila do të vendoset përfundimisht në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pas 6 ditësh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.