Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A keni menduar ndonjëherë për t’u bërë kryetare e partisë? Jozefina Topalli habit me përgjigjen

15:40 / May 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Topalli J1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka folur ditën e sotme për zhvillimet në selinë blu. Topalli ka deklaruar se nuk ka asnjë ambicie për të qenë kryetare e PD-së. Ajo u shpreh se një gjë të tillë nuk e ka menduar kurrë gjatë jetës dhe karrierës së saj politike.

“Jo nuk e kam menduar asnjëherë në jetën time për t’u bërë kryetare e partisë. Unë kam menduar gjithmonë që të them të vërtetat të një realiteti që kjo forcë politike ka kaluar gjatë këtyre tre dekadave. Ka një histori dhe një trashëgimi shumë të veçantë për të cilën nuk ka pse mos të jemi krenarë, ashtu sikurse ka kaluar 10 vitet e fundit, vite që nuk e nderojnë atë,”- u shpreh Topalli.

Po ashtu, Topalli shtoi se nuk ka menduar asnjëherë as për postet e tjera në parti, edhe pse rikthimi i saj në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit i riktheu shumë emocione.

“Jo, jo! Nuk e kam menduar një gjë të tillë. E kam thënë dhe e përsëris prapë. Qoftë nga historia personale kam mësuar se nuk është nevoja për të qenë në poste drejtuese apo për të qenë në parlament për të bërë beteja apo për të thënë disa të vërteta për të cilat shumë gjatë dhe shumë njerëz kanë heshtur. Unë kam thënë do vijoj të jem vetja ime, dhe do vazhdoj të jem vetja ime, sigurisht një mbështetëse e patundur e besimeve të atyre parimeve që i kam thënë prej kohësh. Ngritja në këmbë e sallës gjatë Kuvendit kur unë u ngrita me shumë emocion të them të drejtën ka qenë gjëja më unike që kam përjetuar ndonjëherë,”– tha Topalli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.