Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama flet pas Kryesisë: Jemi të hapur për President konsensual. Të mbyllim një kapitull çmendurie në krye të shtetit

17:26 / May 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 7a289e88842debc62d4d61b91541a5c7 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryesia e PS ka zgjatur disa minuta, kjo për shkak se kryeministri Edi Rama do të fluturojë për në Varshave ku do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.

Në përfundim të mbledhjes, kryeministri tha se kanë diskutuar për zgjedhjet në parti, ndërsa u shpreh se në Asamblenë e PS do të miratohen disa dokumente.

“Duke qenë se duhet të nisem për në Varshave sepse është konferenca e donatorëve për Ukrainën do të doja të ishim shkurt. Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes së zgjedhjeve në parti për kryetarët e të gjitha njësive dhe në Asamblenë Kombëtare do të miratojmë një sërë dokumentesh që sot janë miratuar në kryesi që burojnë nga detyrimet në funksion të plotësimit të kuadrit të rregullave të funksionimit të partisë”, tha Rama.

Sa i takon çështjes së Presidentit të ri, kryeministri u shpreh se janë të hapur për të zgjedhur nje emër konsensual. Sot u shpreh Rama kane filluar edhe bisedimet e palet e tjera ne Kuvend.

“Pati një informacion nga grupi i posaçëm dhe sot sipas informacionit që morëm kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvend në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë sesa shumica jonë.

Nëse ka vullnet patjetër që shanset janë të mira. Ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, u shpreh Kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.