Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka nderuar sot 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve. Kreu i qeverisë tha se i detyrohemi përulësisht respektin të gjithë atyre që dhanë jetën në luftë për atdheun.
“MIRËMËNGJES 🇦🇱
Përulësisht me #RESPEKT për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë🙏”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar foton edhe përmendores “Nëna Shqipëri”, te varrezat e Dëshmorëve.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
