Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qendër e re shëndetësore për 15 mijë banorë të Fierit, Manastirliu dhe Balla inspektojnë ambientet e saj

12:50 / May 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 05 06 at 12.48.58 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi i Kujdesit Socio-Shëndetësor në sistemin parësor nisi aplikimin e tij në Fier për t’u shtrirë më tej në të gjithë vendin. Kështu njofton Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa inspektoi ambientet e Qendrës Shëndetësore nr. 3 në Fier, e rikonstruktuar në kuadër të Programit Kombëtar të 300 Qendrave Shëndetësore.

“Ashtu siç kemi realizuar në 300 qendrat shëndetësore që ne kemi rehabilituar, me të njëjtat kushte dhe standarde, si në fshat dhe në qytet, si në periferi edhe në qendër, edhe kjo qendër shëndetësore e rehabilituar, ofron shërbim me standarde për rreth 15 mijë banorë të Bashkisë Fier. Investimi ynë në kujdesin parësor do të vijojë me fazën e dytë të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, me 37 qendra të reja në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu.

Po ashtu,Manastirliu tha se do të nisë zbatimi i strategjisë për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore brenda qendrave shëndetësore.

“Synimi ynë tashmë është shërbimi I integruar socio-shëndetësor. Brenda qendrave shëndetësore që ne kemi rindërtuar nga e para, do të kemi edhe programin e kujdesit në banesë edhe gjithashtu edhe programin e kujdesit social, ku do të përfshihen punonjës social dhe psikologë brenda strukturave shëndetësore, në mënyrë që të kemi edhe kujdesin socio-shëndetësor të përfshirë”, deklaroi ajo.

Krahas ministres, në këtë inspektim mori pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik në qarkun e Fierit, Taulant Balla, si dhe kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

“Siç edhe po e shikoni, shërbimi shëndetësor në qarkun e Fierit tashmë ka plotësuar të treja nivelet e veta, jo vetëm dy spitale të mëdha Rajonali dhe Memoriali i cili është një spital i nivelit kombëtar, por edhe qendrat shëndetësore janë të një cilësie të lartë. Edhe angazhimi që mori ministrja për 4 qendra të tjera të reja na plotëson një pjesë të kërkesave që banorët kanë”, tha Balla.

“Ishte një godinë tërësisht e shkatërruar e lënë në harresë në vite sepse ka qenë çerdhe e qytetit dhe sot është bërë kjo mrekulli”, tha Subashi.

Qendra shëndetësore nr.3 në Fier është rikonstruktuar nga Programi Kombëtar i 300 Qendrave Shëndetësore dhe ju shërben 15 mijë banorëve të Bashkisë Fier. 37 qendra shëndetësore do të rehabilitohen në gjithë Shqipërinë gjatë këtij viti dhe 4 qendra do të jenë në qarkun e Fierit. Shërbimi i integruar socio-shëndetësor, ku do të përfshihen punonjës social dhe psikologë brenda strukturave shëndetësore, do të shtrihet në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.