Pak ditë më parë u lajmëruan disa ndryshime në qeveri, dhe një prej tyre ishte largimin i Teuta Vodos nga detyra e zv.ministres së Drejtësisë. Në vend të saj u emërua Fjoralba Caka.
Znj. Vodo mbante këtë detyrë që prej tetorit të 2017-tës. Por ku do e shohim tani ish-zv.ministren?
Me anë të një postimi në Tvvitter është vetë ajo që na zbulon gjithçka. Tashmë Teuta do të merret me fuqizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Partisë Socialiste me partitë politike të BE.
“Miq, sot i dorëzova detyrën pasardhëses sime Fjoralbës e cila, jam e sigurt, do të bëjë një punë të shkëlqyer. Ndërkohë, me kërkesë të Kryeministrit, rrugëtimi im do të fokusohet tek fuqizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të Partisë Socialiste me partitë politike në BE”, shkruan ajo.
Kjo ndoshta dhe për shkak të formimit të saj, pasi Vodo ka një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare si hulumtuese dhe këshilltare mbi politikat e BE-së, e specializuar në gjykatat ndërkombëtare si institucione politikbërëse.
Prej vitit 2014 ajo ka punuar si hulumtuese dhe këshilltare në Parlamentin Europian, në Bruksel në disa komitete të ndryshme ku ka kontribuar kryesisht mbi raporte mbi Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, Barazia Gjinore, Reformat Kushtetuese etj.,
