Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Amnistoi bandat e Elbasanit!”, Bardhi-Berishës: Halli i tij për vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, për shkak të babazisë së familjarëve…!

15:30 / May 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha bardhi 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Gazment Bardhi, në një reagim në Facebook i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit lidhur me ngjarjen e Elbasanit, për të cilat thekson se sipas tij, Berisha qëndron në krah të bandave të Elbasanit dhe se sot ai amnistoi bandit e Elbasanit dhe se krimet e kryeministrit Edi Rama me zgjedhjet.

Reagimi i plotë:

Dy gënjeshtra të mëdha të Sali Berishës që duhen çmontuar.

GËNJESHTRA E PARË

“Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi nuk dëmtuan interesin e PD.”. Gënjeshtër. Sali Berisha e di shumë mirë që po mashtron demokratët. Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi ishin deputetët që bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet, për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, duke i hequr fitoren PD dhe duke i dhuruar Edi Ramës mandatin e tretë.

GËNJESHTRA E DYTË

“Komisioni Hetimor për masakrën zgjedhore u shua, sepse u kërkua hetimi i ngjarjes së Elbasanit”. GËNJESHTËR!  Dokumentet parlamentare provojnë se Komisioni Hetimor u bllokua nga Partia Socialiste. Edi Rama rrëzoi  planin e hetimit duke bllokuar punën e Komisionit dhe duke mos lejuar zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit.

Ngjarja e Elbasanit padyshim që është një ngjarje e rëndë, sa kohë një qytetarë mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën. Ajo ngjarja po hetohet nga drejtësia dhe unë kam qenë dhe mbetem i vendosur që ajo ngjarje të hetohet plotësisht, me paanësi dhe profesionalizëm.

Ngjarja e Elbasanit nuk është ngjarja e Gerdecit, ku mbetën të vrarë 26 qytetarë, nga babëzia e familjarëve të Sali Berishës për të nxjerr para të pista nga kudo. Ngjarja e Elbasanit ishte pasojë e një beteje të pabarabartë mes demokratëve që luftonin për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe bandave të Edi Ramës që terrorizonin qytetarët për të vjedhur zgjedhjet. Koha i dha të drejtë Partisë Demokratike, se në Elbasan krimi i organizuar ishte përfshirë në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste dhe po blinte vota për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Pas heshtjes së Sali Berishës për konstatimin e SHBA se krimi i organizuar kishte blerë vota për llogari të Edi Ramës në qarkun Elbasan dhe Tiranë, akti i sotëm i marrjes në mbrojtje të bandave të Elbasanit, duke amnistuar Taulant Ballën e Edi Ramën dhe përgjegjësinë e tyre në ngjarjen e Elbasanit, është prova e qartë se Sali Berisha i ka shpallur luftë demokratëve, jo bandës në pushtet.

Me qendrimin e sotëm për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha vetëm sa amnistoi krimin e bandave të Edi Ramës dhe Taulant Ballës për t’u vjedhur fitoren demokratëve. Kjo është hera e dytë që Sali Berisha qendron në krah të bandave të Elbasanit. Për herë të parë e bëri, kur e ftova publikisht të dënojë përfshirjen e bandave në procesin e brendshëm të PD për të mbledhur firma për 11 dhjetorin. Atëherë heshti si fija e barit!!! Sot e kuptojme te gjithe pse heshti! Sot ai amnistoi bandat e Elbasanit! Amnistoi edhe krimet e Edi Rames me zgjedhjet!

Atyre që sot Sali Berisha u duket shpëtimtar, shumë shpejt do ta kuptojnë se ngjitja e tij në krye të PD-së nuk ka lidhje as me sjelljen e demokratëve në pushtet, as me një betejë të vërtetë opozitare kundër Edi Ramës! Ka lidhje vetëm me hallin e tij për vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, për shkak të babazisë së familjarëve të tij për tu pasuruar në kurriz të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.