Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konferencë shkencore për 100-vjetorin e krijimit të Bashkisë Burrel, Malaj: Treva e Matit kontribut të çmuar në historinë e kombit

12:49 / May 7, 20226 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d2f2dc36 d0a4 4bfd 83ae 2b67582000ba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rastin e 100-vjetorit  të krijimit të Bashkisë Burrel, u zhvillua një Konferencë Shkencore me pjesëmarrjen e mjaft akademikëve të njohur.  Konferencën shkencore e përshëndetën dhe kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe historiani e akademiku i njohur Neritan Ceka, të clët evokuan historinë e Matit ndër shekuj.

61f1c7b2 4ac6 4248 941a 5bace584fa92 1

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj u shpreh se kjo trevë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për kombin shqiptar dhe për zhvillimin e kulturës në vend.

““Nderi i Kombit”, Akademiku Dritëro Agolli në një intervistë të vitit 2009 do të shprehej “Kombi shqiptar e ka zhvillimin nga Mati”, e sipas tij, Mati ka qenë bërthama e gjithë shqipërisë para 2 mijë vjetësh.

Lugina e Matit karakterizohet nga tipare të vecanta që e dallojnë atë qartazi nga lugina apo zona të tjera të vendit, të cilat përbëjnë tërësinë edhe individualitetin e saj, por edhe kontributin e dhënë për kombin shqiptar, për kulturën, formimin dhe qëndrën kundër pushtuesve të huaj e përpjekjet për një jetesë në paqe, harmoni e zhvillim të qëndrueshëm.

E në fakt, është i njohur kontributi që ka dhënë treva e Matit në historinë e popullit tonë. Një kontribut i gjithanshëm, duke nisur që nga qëndresa e matjanëve ndaj pushtimit Osman në Shek. XVII-XVIII, e përpjekjet për një jetesë në paqe, harmoni e zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi kryebashkiaku Malaj.

Në fjalën e tij, Malaj shtoi se banorët e trevës së Matit kanë një vetëdije qytetare, çka është treguar dhe me aftësitë e tyre organizative dhe administrative. “Treva e Matit ndryshe nga zonat përreth nuk ka funksionuar me fise. Janë të shumëta studimet që flasin për Kuvendin si organi më i lartë vetqeverisës, çka dëshmon vetëdijen qytetare të banorëve të kësaj treve, të aftë për tu organizuar e për të administruar të mirën e përbashkët, cështje politike, ushtarake, administrimin e pronës etj”, theksoi kryebashkiaku Agron Malaj.

Fjala e plotë:

Të nderuar pjesëmarrës,

Ju uroj mirëseardhjen në Mat me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Bashkisë Burrel.

“Nderi i Kombit”, Akademiku Dritëro Agolli në një intervistë të vitit 2009 do të shprehej “Kombi shqiptar e ka zhvillimin nga Mati”, e sipas tij, Mati ka qenë bërthama e gjithë shqipërisë para 2 mijë vjetësh.

Lugina e Matit karakterizohet nga tipare të vecanta që e dallojnë atë qartazi nga lugina apo zona të tjera të vendit, të cilat përbëjnë tërësinë edhe individualitetin e saj, por edhe kontributin e dhënë për kombin shqiptar, për kulturën, formimin dhe qëndrën kundër pushtuesve të huaj e përpjekjet për një jetesë në paqe, harmoni e zhvillim të qëndrueshëm.

E në fakt, është i njohur kontributi që ka dhënë treva e Matit në historinë e popullit tonë. Një kontribut i gjithanshëm, duke nisur që nga qëndresa e matjanëve ndaj pushtimit Osman në Shek. XVII-XVIII, e përpjekjet për një jetesë në paqe, harmoni e zhvillim të qëndrueshëm.

Jo më kot, Mati njihet si prejardhja edhe e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Marin Barleti në veprën e tij “Historia e Skënderbut”, flet për kreret e fisit të Kastriotëve me prejardhje nga një derë fisnike prej Mati. Që Kastriotët janë matjanë brez pas brezi na vijnë në ndihmë edhe toponimet, legjendat, tregimet, këngët e moçme që tregohen në fshatrat e Matit.

Mjafton të vizitosh Kalanë e Stelushit dhe të Gurit të Bardhë që njihen prej të gjithëve si Kalatë e Kastriotëve.

Treva e Matit i ka dhënë vendit figura të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në ndërtimin e shtetit dhe përhapjen e kulturës. Një prej të cilëve është edhe Pjetër Budi, 400 vjetori i vdekjes të cilit përkon me këtë 100 vjetor.

Roli i Pjetër Budit na nderon jo vetëm për qëndresën që bëri ndaj pushtuesit Osman, por mbi të gjitha për luftën që bëri për cështjen e gjuhës shqipe.

Një tjetër figurë që meriton të kujtohet prej nesh sot është ajo e Rexhep Pashë Matit. Ai ishte një udhëheqës i lartë politik dhe komandant i shquar ushtarak në tërë Perandorinë Osmane. Por Rexhep Pasha punoi vazhdimisht për çështjen shqiptare dhe për këtë është vlerësuar shumë dhe atdhetarët shqiptarë, ndër të cilët vetë Ismail Qemali, në kujtimet e tij shkruan: “Rexhep Pashë Mati ishte pikërisht njeriu më i aftë për një ndërmarrje të tillë (kryengritja kundër Turqisë). Ai kishte një kurajë të denjë për një shqiptar dhe njihej për patriotizmin e tij të lartë”.

Treva e Matit ndryshe nga zonat përreth nuk ka funksionuar me fise. Janë të shumëta studimet që flasin për Kuvendin si organi më i lartë vetqeverisës, cka dëshmon vetëdijen qytetare të banorëve të kësaj treve, të aftë për tu organizuar e për të administruar të mirën e përbashkët, cështje politike, ushtarake, administrimin e pronës etj.

Tradita e bukur e kuvendit u cua më tej me Kuvendin kishtar të mbajtur më 8 Nëntor të vitit 1462, në kishën e  Shën Trinisë- në Daznjan-Macukull, ku kryepeshkopi i Durrësit, këshilltari i  Skëndërbeut,  Pal Ëngjëlli, organizoi këtë kuvend kishtar ku ndër të tjera krahas rregullave dhe urdhëresave, la të shkruar në gjuhën shqipe formulën  e pagëzimit, në mënyrë që të lexohej nga priftërinjtë gjatë pagëzimit të fëmijëve, në mungesë të priftërinjve të  shqiptohej kjo formulë edhe nga prindërit e fëmijëve.

Formula e  pagëzimi përbën një rëndësi të veçantë, është   dëshmi e vetme dhe më e hershme e shkrimit të shqipes, E pra  Mati është vendi  i shkrimit  të parë të shqipes , i “Formulës së Pagëzimit”.

Po kështu përmendim Kuvendin e Lisit, në nëntor të vitit  1594 në kishën e Shën Mërisë së Lisit, Kuvendi i Dukagjinit në kishën e Shën Llezhdrit (Lekës) në periudhën Dhjetor 1601 -Shkurt 1602, dhe Kuvendi i Bruçit në 1943, të cilët bashkuan shumë përfaqësues të krahinave jo vetëm nga veriu i vendit dhe që shërbyen për organizimin e mobilizimin e popullit kundër pushtuesve.

E në këtë drejtim nuk kishte si të ndodhte ndryshe që edhe njeriu që hodhi bazat e ndërtimit të shtetit shqiptar ishte me prejardhje nga kjo trevë.

Ahmet Zogu, ishte njeriu që hodhi themelet e shtetit modern shqiptar. Me shpalljen e mbretërisë Ahmet Zogu e orientoi strukturën dhe orientimin e shoqërisë për nga modelet më të mira Perëndimore, duke i dhënë Shqipërisë stabilitet politik, reforma shtetndërtuese dhe forcimin e ndërgjegjes kombëtare.

Të nderuar të pranishëm,

Unë po e mbyll këtu fjalën time pasi jam i sigurtë se akademikët kanë shumë më tepër për të thenë sesa unë në këtë fushë, ndaj më lejoni t’ju uroj punime të mbara dhe të ju falenderoj për kontributin tuaj të vyer në pasurimin e vlerave historike të trevës së Matit.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.