Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Kushi dhe Drejtoresha e UNDP-së përurojnë një shkollë të re

10:53 / May 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20220507 WA0008 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

inistrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoreshën Rajonale të UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura Mirjana Špoljarić Egger, përfaqësuesen e UNDP në Shqipëri Monica Merino dhe Shefin e Bashkëpunimit për Zhvillim nga Delegacioni i BE-së Hubert Perr, morën pjesë në përurimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Gjergj Kastrioti” në Bilaj të Krujës.

Ky objekt arsimor është rindërtuar plotësisht nga Programi EU4Schools pas tërmetit të 2019-ës dhe financuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Ministrja Kushi gjatë fjalës së saj u shpreh se nga kjo shkollë do të përfitojë një komunitet prej 2,120 banorësh, 110 nxënës, 37 fëmijë kopshti dhe 13 mësues. Ajo shtoi se shkollat e reja janë ndërtuar me parimin “ta rindërtojmë më mirë” (Built Back Better) që nënkupton shkolla më të mëdha, më të forta, më të sigurta, me eficiencë energjetike, në përshtatje për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe me standardet më bashkëkohore.
Duke falënderuar partnerët në rindërtimin e shkollave, UNDP dhe EU4Schools (BE për Shkollat), Kushi theksoi se përgjegjësia tashmë mbetet jo vetëm tek mirëmbajtja e kësaj shkolle dhe e të gjitha shkollave të rindërtuara, por edhe tek rritja dhe mbajtja e cilësisë më të mirë në mësimdhënie.
Ndër të tjera ajo tha se kjo shkollë, si shumë shkolla të tjera, shërben tashmë edhe si qendër komunitare, duke u shërbyer jo vetëm nxënësve dhe fëmijëve të kësaj shkolle, por të gjithë banorëve të zonës. Vetëm nga programi i rindërtimit që përfshin afro 180 objekte arsimore, mbi 80 objekte arsimore janë përfunduar.

Programi “EU4Schools” nisi të zbatohet në Prill 2020 dhe deri më tani 23 objekte janë përfunduar, 16 janë në ndërtim e sipër. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” përmban dhomë për psikologun, dhomë për infermierin, sallë multifunksionale, një bibliotekë, një palestër, një fushë futbolli me tapet, kënd lojërash, tre laboratorë, një Informatike, një Fizike dhe një Kimie.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.