Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla takohet me deputetin gjerman, ja çfarë u diskutua

10:02 / May 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
280399895 534430728048471 8692818601131971519 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u takua sot me anëtarin e Bundestagut gjerman Volkmar Klein. Balla e ka zbardhur këtë takim nëpërmjet një postimi në rrjete sociale duke nënvizuar se mes të tjerash diskutuan edhe për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kënaqësi të prisja në një takim anëtarin e Bundestagut Volkmar Klein. Mirënjohje CDU/CSU-Bundestagsfraktion për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, një vendim-marrje strategjike kjo tashmë e imponuar nga konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit rus ndaj sovranitetit dhe popullit të Ukrainës. Përshëndeta vizitën pak ditë më parë të Kryetarit të CDU, njëkohësisht Kryetar i Grupit CDU/CSU në Bundestag Friedrich Merz në Kiev.

Marrëdhëniet e shkëlqyera midis qeverive dhe vendeve tona duhet të thellohen dhe konkretizohen në një bashkëpunim më të madh ekonomik në disa sektorë strategjikë. Shqipëria mbetet një ofertë e shkëlqyer për shumë kompani gjermane për të investuar. Gjermania, me rreth 1.2 miliardë euro financime, zë vendin e parë në mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë. Mirënjohje KFW për financimet e rëndësishme në sektorë jetikë si ujësjellësa, kanalizime, rrjetet e transmisionit dhe interkonjeksionit të energjisë etj”, shkruan Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.