Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ibrahimaj: Nga nesër, Shqipëria do të importojë vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut

13:29 / May 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaji cmimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga dita e nesërme, Shqipëria do të importojë vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut, në sajë të bashkëpunimit nga nisma “Ballkani i Hapur”. Lajmi është bërë me dije nga vetë Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

“Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura.

Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”, tha ministrja.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

“Më gëzon fakti që kemi rritje të bashkëpunimit tregtar. Nëse bëjmë krahasim nga shkëmbimi tregtar i para kohës së tregtisë jemi më mirë në tremujorin e këtij viti, ku kemi tejkaluar shumën e 200 milionë eurove të shkëmbimit tregtar i cili nuk ka qenë më shumë se 140 milionë euro, sipas të dhënave të Entit Statistikor“, theksoi Bekteshi.

Importuesit më të mëdhenj të vajit paralajmëruan se që nga muaji qershor në vend do të fillojë të ndihen kufizimet e vajit ushqimor, për shkak të rënies të lartë të ofertës në tregjet Europiane. Pas shumë shteteve në Europë, që kanë vendosur kufizime në blerjen e vajit ushqimor nga konsumatori në supermarkete, në tregun shqiptar të parët që po vuajnë kufizimet e furnizimeve janë tregtarët e vegjël.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.