Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manastirliu: Marrin fund sportelet, 26 shërbime dhe 11 mijë dokumentacione të shëndetësisë tashmë do të jepen online

14:08 / May 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
o.manastirliu fotoja e sakte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu sikundër u njoftua, që prej datës 1 Maj në të gjitha institucionet në Shqipëri janë mbyllur sportelet, për t’i lënë vend dorëzimit apo marrjes së dokumenteve online. Këtë të hënë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër ofrimin e shërbimeve online në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ku aplikimet për barnat kryhen vetëm përmes portalit e-Albania dhe leja për subjektet lëshohet elektronikisht.

“Ministria e Shëndetësisë ka punuar për të kaluar online 26 shërbime në të gjithë institucionet e varësisë. Janë më shumë se 11 mijë dokumentacione në vit, të cilat do të jepen online. Në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, që po ashtu lëshon autorizime të importit të barnave dhe lloje të ndryshme autorizimesh në funksion të të gjithë qarkullimit, tregtimit dhe prodhimit të barnave në Republikën e Shqipërisë, janë 17 autorizime të cilat praktikisht janë pjesë e shërbimeve online. Më shumë se 7400 dokumente nga këto autorizime janë dhe po realizohen online”, tha Manastirliu.

Duke u shprehur se revolucioni digjital ka sjellë një qasje inovatore në Shëndetësi, për shmangien e burokracive në marrjen e shërbimeve për qytetarët, Manastirliu tha:

“Sigurisht revolucioni digjital është një proces. Është një proces që kërkon, përveç të gjithë trajnimit të ekipeve tona, edhe një ndryshim në mendësi. Kjo është një qasje, e cila është duke u siguruar ditë pas dite. Çdo problematikë apo sfidë në vijim të këtij procesi është duke u trajtuar në kohë reale dhe është duke u trajtuar me shumë seriozitet nga gjithë institucionet tona. I gjithë procesi i madh i digjitalizimit, axhenda digjitale do të vazhdojë. Ministria e Shëndetësisë është një lider dhe mund të them me shumë modesti është kampion për sa i përket përfshirjes në sistemin shëndetësor të shumë programeve elektronike, duke bërë të mundur që të kemi më pak burokraci në marrjen e shërbimeve. Sot qytetarët kanë mundësi që nëpërmjet sistemit e-Albania të kenë mundësi të aksesojnë certifikata të ndryshme për sa i përket informacioneve për shëndetin e tyre, për sa i përket Kontrollit Mjekësor Bazë, për sa i përket certifikatës së vaksinimit”, tha Manastirliu.

Nga data 1 Maj 2022, revolucioni digjital në fushën e shëndetësisë ka hyrë në një fazë të re, me mbylljen e sporteleve fizike dhe kalimin tërësisht online të aplikimeve në sistemin shëndetësor. Në këtë mënyrë, eliminohen burokracitë, përmirësohet koha dhe cilësia e marrjes se shërbimeve për 26 aplikime në total në institucionet e MSHMS për rreth 11 000 dokumente në vit. Institucionet të cilat ofrojnë shërbime online janë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM); Agjencia e Sigurimit të Cilësisë te Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror; Shërbimi Social Shtetëror; Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm te Kujdesit Shëndetësor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.