Konferenca e Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, Konferenca e Kryetarëve vijoi sot mbledhjen për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Data e votimit të parë për kreun e ri të shtetit do të bëhet më 16 maj.
Konferenca vendosi që data e fillimit të procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë të jetë data 10 maj 2022, ndërsa votimi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet në 16 maj 2022, në orën 17:00.
Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të marrë në shqyrtim kanditaturat e paraqitura për President në datën 16 maj 2022, ora 10:00. Kandidaturat për President duhet të dorëzohen deri më datën 15 maj 2022, ora 16:00.
Përfaqësuesit e opozitës nuk morrën pjesë në votim.
