Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama dhe liderët e Ballkanit Perëndimor vizitë në Bruksel, takime me Borrell dhe Varhelyi

08:58 / May 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama dhe borrel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama do të shkojë sot në Bruksel ku do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi.

Të pranishëm do të jenë edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviq, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të BiH Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervala Schëartz.

Nga sa njofton “Blic”, Borrell është organizatori i darkës jo formale për ldierët e Ballkanit Perëndimor.

Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se cilat mund të jenë temat konkrete të bisedimeve, por Ballkani Perëndimor me perspektivën e tij evropiane sigurisht që do të jetë në rend dite.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se darka do të mbahet, duke theksuar se është një darkë tradicionale, e cila organizohet një herë në vit nga shefi i diplomacisë së BE-së.

Sipas Tanjug në fokus të diskutimeve do të jetë edhe lufta në Ukrainë, pasojat e agresionit rus dhe siguria rajonale dhe evropiane.

Tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kreu i diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe BE-në.

Liderët nga Ballkani Perëndimor janë planifikuar do të mbajnë një konferencë para medieve.

Agjenda e plotë

Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

09.00

Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror

Seanca  e mëngjesit (e hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian

– Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon

– Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

11.15

Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë

11.30

Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë

13.30

Seanca  e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

+/- 15.30

Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)\

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

17.30

Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.