Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama priti në një takim ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas.
Nga sa mësohet, çështjet kryesore të diskutimit mes dy zyrtarëve ishin planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri.
E pranishme në këtë takimishte dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.


