Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis festivali i artit i të rinjve, kuratori Helidon Haliti zbulon perfomancat artistike

09:31 / May 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 05 15 at 9.31.02 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pikturë, skulpturë, vizatim, fotografi, videoperfomanca, instalacione, demostrime live. Festivali i Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës i organizuar nga VIZART, mbështetur nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit “Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë 2022”, sjell tre ditë të mbushura plot me aktivitete në Tiranë, ku të gjithë dashamirësit e artit dhe pas të bukurës do të mund të njihej me punimet më të mira të artistëve vendas dhe të huaj.

Kuratori i këtij festivali, Helidon Haliti, bën të ditur se ky aktivitet do të nisë me dy performance mjaft të bukura nga artisti i njohur Henri Nimani.

“Në orën 10:00 përballë mozaikut të Muzeut Kombëtar, të gjithë artdashësit do të mund të shohin “Xhirafat e mia” skulpturë, ndërsa në orën 19:30 buzë liqenit Artifial të Tiranës do të ketë videoperformanca nga artistja “ANGELX”. Festivali do të vijojë të hënën me dy ekspozitat e para te galeria GAT në oren 11:00, ku të pranishëm do të jenë dhe mjaft personalitete të njohura të kulturës shqiptare, por jo vetëm. Ndërsa në orën 18:30 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e festivalit me ekspozitën në Muzeun Kombëtar. Ceremonia do të vijojë dhe me ndarjen e çmimeve ku të ftuar janë personlitete nga vendi dhe bota…”, bëri të ditur Haliti.

Ky festival do të vijojë ditën e martë, e cila do t’i dedikohet studentëve. “Do të jenë këta të fundit të cilët do të realizojnë demostrime të ndryshme në qendrën COD pranë Kryeminstrisë. Studentë të universiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Italia e më gjerë, do të demostrojnë në 4 salla të ndryshme punimet e tyre artistike.”, sqaron kuratori i fesitvalit.

Festivali i Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës do të qëndrojë i hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar dhe Galerinë e Artit të Tiranës nga data 16 – 27 Qershor.

WhatsApp Image 2022 05 15 at 9.27.24 AM
WhatsApp Image 2022 05 15 at 9.27.24 AM 1 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.