Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nga akuzat për Dakon, afrimi me PD-në tek plagosja e sotme e Ardit Kërtushës

15:00 / May 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dako Kertusha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Ardit Kërtushës, i cili ka qenë kandidat për kryetar të PS-së në Durrës. Mësohet se ai u plagos në një lokal.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 2020-ës, Kërtusha kandidonte për kreun e PS-së në qytetin bregdetar, por krejt papritur ai u tërhoq nga gara.

Asokohe, përmes një letre publike, Kërtusha me tone të ashpra kritike për procesit tha se nuk zbatohej statuti i partisë, më saktë parimi; një anëtar një votë. Mes të tjerash ai lëshoi akuza dhe në drejtim të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

“Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit. Fushata ime në kryefjalë të saj kishte përfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një vote mund ta mundësojë këtë përfaqësim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur por e kotë.” shkruante Kërtusha në letrën e tij. Në fushatën zgjedhore të 25 prillit të vitit 2021, Kërtusha iu bashkua PD-së dhe u shfaq në disa takime elektorale përkrah drejtuesve lokalë të PD dhe ish-kryetarit Lulzim Basha.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.