Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

A do të jetë Lefter Koka bashkëpunëtor i drejtësisë? Përgjigjet avokati i ish ministrit

13:46 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lefter koka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i Lefter Kokës deklaroi sot, se ish-ministri tashmë në burg për korrupsion nuk ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi s’ka për çfarë të pendohet.

Ndërkohë që ka zëra se SPAK po kërkon një bashkëpunëtor për të zbërthyer skemën e inceneratorëve, avokati mohoi se Koka do të jetë një prej tyre. Sipas tij, ish-ministri nuk ka për çfarë të bashkëpunojë.

“Nuk ka pse të pendohet. Bashkëpunëtori është një njeri që tregon për veten e tij dhe të tjerët. Në rastin konkret Koka s’ka çfarë të bashkëpunojë.

SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtorë por jo te Lefter Koka, te persona të terë që janë aty. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës”, tha ai.

Avokatët mbrojtës të ish-ministrit të Mjedisit kërkuan sot ndryshimin e masës së sigurisë për “arrest me burg”. Nesër në orën 10:00 do të jepet vendimi nga gjykata për këtë kërkesë.

Lefter Koka u arrestua me urdhër të SPAK. Ish-ministri akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Në burg për inceneratorët është gjithashtu edhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.