Këtë të mërkurë, duke filluar nga ora 10:00 maxhoranca dhe ppozita do të ulen në tryezë për të biseduar lidhur me presidentin e ri. Bisedimet do të nzhvillohen në Kryesinë e Kuvendit ku do ketë dhe prezencë të kamerave, ashtu sikurse kërkoi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj një ditë më parë.
Kujtojmë se raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, ndërsa sot pritet që të hidhen në tryezë kandidatët e mundshëm për postin e kryetarit të shtetit.
Për praninë e kamerave në takimin e sotëm u dakordësua dje mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.
“Kërkova pjesëmarrjen e domosdoshme tuajën për të parë se si ecën çështja. I kam kërkuar vetëm një gjë, çdo diskutim për qëndrimin tonë që nesër në orën 10:00 jeni të ftuar për të parë qëndrimin që kemi mbajtur ne si grup parlamentar. Po të lexoni me kujdes platformën është e logjikshme, ku thuhet të ketë një proces që të jetë në shërbim të shqiptarëve. Të kemi një proces parlamentar që të përçojë dëshirat e shqiptareve e për qytetarin e parë të shqiptarëve”, u shpreh dje Alibeaj, pas takimit me Taulant Ballën.
Ndërkohë, kreu i grupit socialist tha se maxhoranca nuk kishte vija të kuqe dhe se PS është e gatshme për konsensus. Balla tha gjithashtu se, opozita duhet të vijë me propozime konkrete.
Po harxhojmë shumë kohë me pjesën e parë. Propozimi im është që të vijë me propozime konkrete. Negociatat me shkresa nuk sjellin produkt. Rama s’ka vendosur vijë të kuqe ka cituar nenin përkatës të kushtetutës”, deklaroi Balla.
Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve. Ndërkohë, që raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar për votim.
