Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çështja e presidentit të ri/ Opozita dhe maxhoranca ulen sot në tryezë para kamerave

08:50 / May 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
presidenca sfond 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë, duke filluar nga ora 10:00 maxhoranca dhe ppozita do të ulen në tryezë për të biseduar lidhur me presidentin e ri. Bisedimet do të nzhvillohen në Kryesinë e Kuvendit ku do ketë dhe prezencë të kamerave, ashtu sikurse kërkoi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj një ditë më parë.

Kujtojmë se raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, ndërsa sot pritet që të hidhen në tryezë kandidatët e mundshëm për postin e kryetarit të shtetit.

Për praninë e kamerave në takimin e sotëm u dakordësua dje mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.

“Kërkova pjesëmarrjen e domosdoshme tuajën për të parë se si ecën çështja. I kam kërkuar vetëm një gjë, çdo diskutim për qëndrimin tonë që nesër në orën 10:00 jeni të ftuar për të parë qëndrimin që kemi mbajtur ne si grup parlamentar. Po të lexoni me kujdes platformën është e logjikshme, ku thuhet të ketë një proces që të jetë në shërbim të shqiptarëve. Të kemi një proces parlamentar që të përçojë dëshirat e shqiptareve e për qytetarin e parë të shqiptarëve”, u shpreh dje Alibeaj, pas takimit me Taulant Ballën.

Ndërkohë, kreu i grupit socialist tha se maxhoranca nuk kishte vija të kuqe dhe se PS është e gatshme për konsensus.  Balla tha gjithashtu se, opozita duhet të vijë me propozime konkrete.

Po harxhojmë shumë kohë me pjesën e parë. Propozimi im është që të vijë me propozime konkrete. Negociatat me shkresa nuk sjellin produkt. Rama s’ka vendosur vijë të kuqe ka cituar nenin përkatës të kushtetutës”, deklaroi Balla.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve. Ndërkohë, që raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar për votim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.