Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta e punonjësve të inceneratorit të Fierit: Kemi 4 muaj pa marrë pagat, na gënjyen sërish

09:51 / May 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
proteste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesin e kësaj të enjteje, punonjësit e inceneratorit të Fierit janë ngritur sërish në protestë pasi siç shprehen vetë ata, janë bërë katër muaj pa marrë pagat.

Ndërkohë, inceneratori është sekuestruar nga SPAK për shkak të hetimeve dhe është vendosur një administrator nga shteti. Ky ndryshim i ka lënë ata katër muaj pa paga.

Punonjësit deklarojnë se janë gënjyer përsëri, pasi dje ishte afati i fundit që i’u ishte premtuar se do të likuidoheshin. Punonjësit kanë bllokuar hyrjen e inceneratorit dhe nuk lejojnë që të futen mjetet me mbetje, ndërsa thonë se protesta do të vazhdojë.

“Protesta do të vazhdojë derisa ata të likuidojnë rrogat. Nuk thotë njeri nuk ka lekë. Na gënjyen prap. Të mërkurën tha ai do t;ju likuidojmë. Dita e fundit ishte dje. Ndërsa dje telefonat janë mbyllur”, thotë një prej tyre.

Prej disa muajsh SPAK ka nisur hetimet për kompanitë që fituan koncesionet e inceneratorëve në vend. Të arrestuar dhe në hetim për impiantin e mbetjeve në Fier janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i ministrisë, Alqi Bllako dhe ish-kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi. Ish zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit.

Referuar hetimit, ata i kanë paraqitur dokumente të falsifikuara qeverisë për shpronësimin e truallit ku u ndërtua inceneratori duke shkaktuar një dëm afro 16 milionë lekësh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.