Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konferenca e AMF me BB, zv/kryeministri Ahmetaj: Duhet të përgatisim kompani për t’i hedhur në tregjet e kapitalit

10:20 / May 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ahmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në konferencën ndërkombëtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike, me temë “Diversifikimi i sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”, ku gjatë fjalës së tij ka deklaruar se është koha që të mbështeten një apo dy kompani, me qëllim për në vitet në vijim të jenë gati për t’u hedhur në tregjet e kapitalit.

“Sfida më e madhe është të vazhdojmë me reformat, një vend si i yni ka nevojë të panegociueshme për reforma të vazhdueshme.  Besoj se nuk duhet ta lëmë thjeshtë një strategji por ta miratojmë në Parlament sepse është shtyllë e ekonomisë, është një risi për Shqipërinë, ne bëjmë sikur kemi tregjet e kapitaleve por në fakt nuk i kemi. Kemi folur me ministren që të përgatisim një apo dy kompani që të hyjnë në tregjet e kapitalit, t’i japim pak siguri të gjithë aktorëve. Duhet ta miratojmë në Parlament sepse është përgjegjësi ndaj qytetarëve por dhe ideve dhe brezave të ardhshme”, deklaroi Ahmetaj.

Fjala e Ahmetajt:

“Kaluam një periudhë të vështirë, kur njerëzit na shohin ne TV ata as nuk e dinë sesa është rëndësia e problematikave pas diskutimeve tona, por në 2016 guvernatori Mike dhe unë si ministri i Financave, po diskutonim si ta mbajmë në këmbë sistemin, sot do  flasim si mund të ecin në këto mundësi.

Nuk them se sistemi bankar është shumë inovator, është shumë rezistent, por ende jo inovator, e gjitha kjo ndodh në një sfond prej tre krizash. Zakonisht kemi tendencë ta harrojmë, por tërmeti e tronditi këtë vend, humbëm jetë, prona e asete… Mike, ajo që kemi bërë së bashku na ka bërë ta kalojmë këtë krizë me sukses.

Kriza tjetër është pandemia, ne nuk i kemi këto abzorbuesit e shokut që kanë ekonomitë e tjera. Por prapë falë reformave në sistemin financiar, ne ia dolëm dhe gjatë pandemisë patëm mundësinë të dalim me disa instrumente që quhen instrumente mirëmbajtje.

Kemi edhe një krizë tjetër të bërë nga njerëzit dhe duhet ta kalojmë dhe këtë. Mendoj se do të na duhen vite që të rifitojmë momentumin që kishim pasur më parë dhe që e humbëm për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Sfida më e madhe është të vazhdojmë me reformat, një vend si i yni ka nevojë të panegociueshëm për reforma të vazhdueshme.

Besoj se nuk duhet ta lëmë thjeshtë një strategji por ta miratojmë në Parlament sepse është shtyllë e ekonomisë, është një risi për Shqipërinë, ne bëjmë sikur kemi tregjet e kapitaleve por në fakt nuk i kemi.

Kemi folur me ministren që të përgatisim një apo dy kompani që të hyjnë në tregjet e kapitale, t’i japim pak siguri të gjithë aktorëve.

Duhet ta miratojmë në Parlament sepse është përgjegjësi ndaj qytetarëve por dhe ideve dhe brezave të ardhshme.

Terrenin financiar e gjetëm me 22% kredi të këqija, e rregulluam dhe duam ta lëmë në mënyrë që aktorët të hidhen në nivelin tjetër

Qeveria duhet të ketë aksione, 5, 10 a 12%, se di, por është mirë që qeveria të jetë pjesë e këtij aksioni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.