Parlamenti ka hapur thirrjen për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Kuvendi fton të gjithë qytetarët që janë shtetas shqiptar dhe që kanë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit që të aplikojnë.
Kandidati duhet të ketë dhe aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale; të mos jetë dënuar penalisht; të mos ketë qenë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij; si dhe të mos bëjë pjesë në parti apo organizata politike, të mos kryejë veprimtari tjetër politike,shtetërore e profesionale apo të marri pjesë në organizmat drejtues të organizatave shoqërore,ekonomike dhe tregtare.
Aplikimi: https://www.parlament.al/News/Index/15520
