Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Armand Duka tregon prapaskenat si u arrit finalja e Conference League

23:21 / May 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armand duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i FSHF Armand Duka ka treguar prapaskenat se si u arrit që finalja e Conference League të luhet në Shqipëri. Ai tha se ishte aplikuar edhe dy herë të tjera më parë që të ishte një event i tillë në Shqipëri, por vetëm pas ndërtimit të stadiumit u bë e mundur, sepse vetëm atëherë ishin plotësuar të gjitha kriteret.

“Futbolli i luajtur në vend dhe ai ndërkombëtar kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara që i kanë shërbyer vendit. Lajmi që bën futbolli është një prezantim shumë i mirë për vendin. Federata ka hapur një dritare të madhe që ne të reklamojmë atë që kemi, në një event të madh me aq shumë njerëz do të dalë realiteti. Mikpritja dhe respektin që kemi do ta demostrojmë e këtë ja kam transmetuar organizatorëve dhe UEFA-s.

Që në fillimin e projektit kemi filluar të mendojmë e kemi pasur një objektivë për të pasur një finale të tillë. Kemi marrë pjesë në garë në UEFA, administrate ishte skeptike ndonjëherë që pse të lodhemi kaq shumë sepse ndoshta UEFA do të na eleminonte sepse nuk do të kishte garanci. Kur mbaroi stadiumi së ndërtuari, UEFA e kishte si obligim për të na e dhënë këtë status sepse kishim aplikuar dy herë të tjera dhe nuk e kishim marrë. Tashmë i plotësuam kriteret. U kualifikuam nga komisioni administrative dhe më pas unanimisht u mbështet.

Politika e UEFA-s është e tillë që futbolli të shkojë në çdo cep të Europës. Duke qenë se ne jemi anëtar që nga themelimi i UEFA-s dhe kemi zhvillime të dukshme në futboll, ishte normale që të vinte këtu. Kishte skepticizma sigurisht por të gjithë meritojnë diçka dhe ne tani duhet ta justifikojmë tani e të bindim ata që nuk na besuan.”- tha Duka.

Armand Duka finalja prapaskenat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.