Tekniku italian, Jose Mourinho shihet sërish si shpëtimtar për Italinë. Italianët besojnë se ai mund t’i sjellë sërish një trofe Italisë pas 12 vjetësh, kur fitoi Championsin me Interin. Por këtë herë nuk është në valle Champions League, por një finale mbetet një finale, një trofe mbetet gjithnjë një arritje dhe kujtim i veçantë.
Nga ana tjetër, ky është një tjetër vit ku ekipet italiane dolën shpejt nga Evropa dhe vetëm Roma ka menduar të mbaj lart flamurin azzurr. Në këto kushte, Confernece League duket një trofe shumë i madh duke bërë që mediat italiane të kapen pikërisht pas këtij detaji:
“Mourinho bëj Italinë”, shkruan Corriere dello Sport duke iu referuar faktit se ishte pikërisht Mourinho ai që në 2010 i dhurojë Italisë, Inter, trofeun e Champions League në Madrid. “Mou, mendo ti”, shkruan La Gazzetta. “Roma shpëton Italinë”, shkruan Tuttosport në faqen e parë.