Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Në burgjet greke sundon mafia shqiptare?

19:58 / March 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mafia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publikimi i një videoje me kohëzgjatje 11 minuta, nga një qeli që thuhet se ndodhet në burgun famëkeq të Korridhalosë, e cila ngjan në fakt me një dhomë hoteli me 5 yje ku zbaviten natën e Vitit të Ri disa të burgosur shqiptarë, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ministrisë greke të Drejtësisë.

Në pamje shquhen qartë televizori satelitor, sitemi funksional i audios, shishet me pije të shtrenjta dhe kartëmonedha të pafundme me vlerë mijëra euro. E “qershia mbi tortë” në të gjithë këtë pamje të gëzueshme, siç duket për të thyer syrin e keq, është edhe një mace e zezë, e preferuara e të pranishmëve.

Sipas gazetës “To Vima”, që publikon videon në fjalë, bëhet fjalë për disa prej qelive të këtij burgu, ku ligjin e bën mafia shqiptare. Madje, megjithëse është e ndaluar, në dhomë ka disa telefona celularë, me të cilët të burgosurit komunikojnë drejtpërdrejt në rrjetet sociale dhe shkëmbejnë urime me bashkatdhetarët e tyre, në Greqi apo Shqipëri, për Vitin e Ri.

Sipas Ministrisë greke, videoja daton në fillimin e këtij vitit, ndërsa disa javë më pas, organet greke të rendit asgjësuan të ashtuquajturën mafie shqiptare që sundonte brenda dhe jashtë ambienteve të këtij burgu.

“Nuk do të lejojmë sistemin e paligjshëm të mbizotërojë në burgje, ndaj do të ketë vazhdimisht një përgjigje vendimtare nga qeveria dhe nga gjyqësori”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Çështja është sjellë edhe para prokurorit të Gjykatës së Lartë, për të hetuar më gjerësisht veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojne brenda institucioneve penitenciare të vendit, por edhe për të ndëshkuar me masa disiplinore apo ligjore personelin e burgjeve.

burgje Greqi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

10:06 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë, raportohet vetëm për dëme materiale

09:48 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.