Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alibeaj mbledh sot grupin për Presidentin

09:17 / May 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enkelejd alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dështimeve në dy raundet e para, sot në orën 10 e 30 do të mblidhet në selinë blu, Grupi Parlamentar për të diskutuar në lidhje me raundin e tretë për Presidentin e Republikës.

Takimi i sotëm do të jetë për të diskutuar me deputetët, pretendimin e opozitës se PS ka shkelur marrëveshjen e arritur të mërkurën e kaluar. Për këtë arsye, PD ka humbur besimin ndaj mazhorancës dhe qëndrimi i saj, pritet të jetë që edhe në raundin e tretë të mos ketë një propozim nga ana e opozitës.

Pak më parë Alibeaj pretendonte që kandidati për President të vinte si një kandidaturë e opozitës, ndërsa në Parlament të mbështetej dhe nga e maxhoranca. Por kjo kërkesë u refuzua nga socialistët. Ata ishin dakord për të diskutuar për një kandidaturë konsensuale, por pa dhënë firmat e maxhorancës. Nga ana tjetër, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda i bënë presion Alibeajt në Konferencën e Kryetarëve që opozita të ketë një propozimm duke thënë se:

“Ne si deputetë jemi betuar për të respektuar Kushtetutën. Kushtetuta e ka përcaktuar si zgjidhet Presidenti. Është e pafalshme që Kuvendi t’i humbasë solemnitetin zgjedhjes së qytetarit të parë të vendit, për t’i dhënë atij autoritetin e nevojshëm, por të bëjë të kundërtën në diskutime krejt të pavlefshme. Çështja nuk është si do të veprojë maxhoranca. Sepse të dyja palët jemi në përgjegjësinë tonë për të ofruar konsensus. Do t’i bëj thirrje opozitës. Duhet të dalim me një kandidaturë të vetme që ne të futemi në një proces serioz për të zgjedhur një autoritet moral. Pavarësisht diferencave të vogla, nëse nisemi për të gjetur një kompromis, ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin. Ne duhet të çojmë një kandidaturë në raundin e tretë. Përpara se të kërkojmë përgjegjësi nga pala tjetër, do duhet të gjejmë përgjegjësi te vetja jonë”, tha dje Mediu në Konferencën e Kryetarëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha-deputetëve të PS në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki, shumë prej tyre me performancë të mirë

20:08 / October 8, 2026

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.