Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Finalja e Conference League, Duka: Të gjithë dolën të mrekulluar, biseduam për një tjetër finale

14:32 / May 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana përjetoi dje një mbrëmje magjike ku priti finalen e parë të edicionit të ri të Ligës së Konferencës, emocionet e së cilës u përcollën në të gjithë botën dhe u ndoq nga 400 milionë njerëz. Sfida u fitua nga skuadra e Romës me rezultatin minimal 1-0 ndaj Fejnordit, megjithatë mjaftoi për të ngritur kupën lart në stadiumin “Air Albania”.

Lidhur me këtë event historik dhe me organizimin me sukses të saj në çdo detaj ka folur sot Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ai doli këtë të enjte në një konferencë për shtyp ku ndër të tjera tha se:

“Përshtypja ka qenë pozitive për finalen. Kemi pasur një bisedë me njëri-tjetrin gjatë udhëtimit në hotel për të bërë një tjetër finale. Ndonjë Superkupë ose ndonjë finaleje për moshat U-17, U-19 apo U-21.

Unë doja vetëm opinione pozitive për Shqipërinë dhe e shijoj si qytetar shqiptar këto opinione dhe jo si president i Federatës. Shpërblimi është çështje tregu. Shpërblimi që marrin ekipet fituese që nga Kategoria Superiore, janë nga ato që dalin nga buxhetet e FSHF-së.

Buxheti i FSHF-së paguan gjithçka për aktivitetet në Shqipëri dhe e ka të vështirë që ta rrisë shpërblimin. Nëse tregu do të rrisë të ardhurat për kampionatet, atëherë do të vetë rritet shpërblimi.

Kanë qenë 510 gazetarë të huaj, është transmetuar në 155 vende të ndryshme të botës dhe është ndjekur nga 400 milionë shikues në TV dhe gjatë gjithë këtij transmetimi nuk ka pasur asnjë lajm negativ.

Të gjithë kanë dalë të mrekulluar nga atmosfera e stadiumit që është fantastik. Disa prej tyre e kanë quajtur dhe ‘xhevahir’. Vullnetarët ne nuk i kemi aplikuar asnjëherë dhe nuk e kemi ditur sesi të ketë të tillë.

Duhet të marrim benefite nga ato që kaluam në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Konferencës që ta bëjmë dhe në Shqipëri. Kërkojmë bashkëpunim me të gjithë, ashtu siç kemi bashkëpunuar në këtë finale.

Ato që kanë interesa ndryshe apo luftra personale, i them që të mos harxhojnë energji për këtë punë dhe t’i kthejnë në energji pozitive për të mirën e futbollit dhe për të mirën e fëmijëve të tyre”, përfundoi Armand Duka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

“Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

10:30 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.