Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Roma rrëmbeu trofeun e Conference Leauge, legjenda Totti: Shqipëria na solli fat, stadiumi i mrekullueshëm

21:11 / May 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 tottti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kapiteni legjendari Romës, Francesko Totti, ishte i pranishëm një ditë më parë në stadiumin ‘Air Albania; ku u luajt finalja e Conference League. Roma rrëmbeu trofeun, ndërsa Totti u shpreh i kënaqur për fitoren, duke thënë se Shqipëria i solli fat.

Ish-futbollisti i famshëm i ekipit verdhekuq u shfaq pasditen e kësaj të enjteje në një takim me Rektorin Agron Kasa në ambientet e Universitetit të Sporteve, ku edhe foli për mediat. Ikona e futbollit italian po ashtu rrëfeu mbresat e tij që i kanë lënë stadiumi “Air Albania” dhe Shqipëria.

“Unë si të gjithë romanistët jemi të emocionuar, sepse pas shumë vitesh fitojmë një trofe. Të qenit bashkëpunëtor në të gjithë këtë, emocionet janë normale. Unë nuk jam xheloz për Pelegrinin, madje jam tejet i kënaqur për të, për Romën, për tifozët. Kushdo do të donte ta ngrite atë trofe, edhe unë kam ngritur disa trofe. Totti ka bërë historinë, por me Romën. Fakti që kam zgjedhur të luaj gjithnjë me këtë skuadër, i amplifikon pak gjërat, por për mua ky është trofe shumë i rëndësishëm. Roma ime e 2001 -it që fitoi titullin dhe kjo Romë janë dy skuadra të ndryshme. Atëherë ishin lojtarë të tjerët, tani janë të tjerë lojtarë premtues për të ardhmen. 

“Kumbulla është një lojtar i mirë, i cili ka nxjerrë në pah vlerat e tij. Lojtar që në një grup si Roma mund të bëjë mirë. Jemi të kënaqur që është pjesë e kësaj skuadre…. Edhe sepse është shqiptar, apo jo? Faleminderit Shqipërisë, e para që na keni mikpritur në këtë mënyrë. E dyta për ne tashmë është një qytet fatsjellës. Stadiumi ishte i mrekullueshëm, edhe pse ishte pak i vogël, por ishte një bomboniera, siç themi ne në Romë”, u shpreh ai.

Francesko Toti është një figurat më të mëdha të historisë së Romës, një idhulli i të gjithë tifozerisë verdhekuqe, i cili ka merituar respektin e të gjithëve brenda dhe jashtë fushës.

legjenda roma totti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon golin e 961

14:44 / January 31, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.