Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Pas humbjes së fundit të Shqipërisë nisin lëvizjet për zëvendësimin e Panuçit. Një tjetër italian në skenë

09:00 / March 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edi Reja ka qenë i pranishëm në sta diumin “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjen e parë kualifikuese të Shqipërisë kundër Turqisë. Ish-trajneri i Udinezes, Atalantës, Lacios etj, më pas ka pasur edhe një takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ku është folur mes të tjerash edhe për një mundësi katapultimi të tij në krye të pankinës së Shqipërisë. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se italiani nuk ka pranuar ofertën e presidentit Duka.

Edi 2

Në bisedën e bërë në “Loro Boriçi” në sallën e tribunës VIP, nuk është shtruar rruga e duhur që ai të pasojë Panuçin në krye të përfaqësueses. Megjithatë, sërish burime të besueshme të gazetës, që kanë dijeni rreth takimit të bërë në mbrëmjen e së premtes pas ndeshjes, bëjnë me dije se si presidenti Duka ashtu edhe trajneri Edi Reja, nuk kanë përjashtuar përfundimisht një mundësi bashkëpunimi. Gjithsesi, gjithçka do të mbetet në dorë të presidentit të FSHF-së, që të vërë në zbatim ekskluzivitetin e tij për të përzgjedhur trajnerin e ri të Kombëtares dhe në rast se do ta kontaktojë edhe një herë Rejën, mbetet për t’u parë në të ardhmen.

TRAJNERI I RI – Situatë e re, por dëshirë e vjetër. Edi Reja ishte i pari trajner që ka biseduar me kreun e FSHF-së, si mundësi për të marrë drejtimin e Kombëtares, porse të tjera alternativa janë dhe do të dalin në skenë me kalimin e kohës. Përballjet e radhës në qershor lënë mjaftueshëm kohë për të negociuar për njeriun që do të pasojë Panuçin në krye të Kombëtares shqiptare. “Panorama Sport” ka mësuar se në krye të listës për të pasuar Panuçin është rikthyer Luixhi De Kanio. Italiani 61-vjeçar ka qenë pjesë e listës së dëshirave për presidentin Duka edhe në periudhën postDe Biazi dhe në atë periudhë janë bërë edhe sondazhet dhe kontaktet me trajnerin që ka drejtuar 15 skuadra në karrierën e tij./Panorama/

Humbjes panuci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.