Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pastrimi i parave, hetim agjencive imobiljare. Rastet kur nis inspektimi i detajuar për burimin e të ardhurave

16:39 / May 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lek para
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë plot 8 urdhra dhe një udhëzim të publikuara tashmë në Fletoren Zyrtare, të cilat do të rregullojnë e do të mbikëqyrin tregun e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, një prej profesioneve të etiketuara tashmë si më të ekspozuarit kur vjen fjala te pastrimi i parave.

Procesit të licencimit, kontrollit etik e disiplinor, do i nënshtrohen edhe subjektet e huaja që ushtrojnë këtë aktivitet në Shqipëri, ndërkohë që një prej risive kryesore është krijimi i Komisionit Disiplinor për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme.

“Hetimi kryhet për veprime ose mosveprime të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme për të cilat ka dyshime të arsyeshme se janë në kundërshtim me ligjin apo që përbëjnë shërbime të papërshtatshme profesionale, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi ose Kodin e Etikës Profesionale, përcakton një nga Urdhrat.

Ndërkaq Agjencitë do të jenë tashmë subject inspektimesh të rregullta lidhur me riskun e pastrimit të parave nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Inspektimet do bëhen në dy faza, të cilat do të verifikojnë aspekte të ndryshme të veprimtarisë së ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, përfshirë veprimtaritë profesionale të tyre (veprimet e ndërmjetësimit, tarifat etj.) menaxhimin e zyrës (punonjës, detyrime tatimore dhe profesionale etj., verifikimin e zbatueshmërisë së rregulloreve të brendshme për kontrollin e rrezikut të pastrimit të parave për klientët ose transaksionet, si dhe të sistemeve për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

OSBE vëzhgon drejtësinë: 7 sfida për gjykatat e posaçme

16:02 / November 15, 2026

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026

Defekti që paralizoi për orë të tëra fluturimet në SHBA, ja çfarë e shkaktoi, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë përsëri

14:59 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.